X - Media

4h

Web, Albania

Ministrja e Shëndetësisë po “sterilizon” buxhetin e shtetit

Nëse Ilir Beqja thjesht i gëzohet kalimit nga arresti me burg në arrest shtëpie, pa e ditur fatin sesi do i shkojë gjyqi për koçesionin e sterilizimit, ministrja e re Evis Sala sterilizimin e pjisjeve kirurgjikale dhe jo vetëm po ia beson shefit “de fokto” të saj, Klodian Allajbeu. Faktet janë krejtësisht hapur. Në janar të këtij viti pas përfundimit të afatit 10-vjeçar të konçesionit të sterilizimit, për vijimin e shërbimit të pajisjeve të siteve kirurgjikale u themelua shoqëria OSHIS (Operatori i Shërbimeve të Integruara të Sterilizimit). Po kush e administron këtë shoqëri tërësisht me kapital shtetëror? Të pafundmë mund të ishin kandidatët, madje me mik të fortë, por u gjet një embriologe, me karrierë të vetme në laboratorin se Spitali Amerikan në shërbimin e “Fertilizimit in vitro”, ose ngjizjes jo natyrale. Në krye të kësaj shoqërie u emërua Arisa Cane, duke marrë pas edhe një pjesë të madhe të stafit të Spitalit Amerikan. Dhe pikërisht ky emërim ka ngritur një sërë pikëpyetjesh kur të dhënat që disponon X-media flasin për tarifa shumë të larta të siteve kirurgjikale, madje edhe më të larta se konçesionari. Si të mos mjaftonte ky emërim i dyshimtë, kompania shtetërore OSHIS, pak javë pas themelimit, nis tenderat e parë me procedurë të përshpejtuar dhe pa garë të hapur. I rikthehet degëve të konçesinarit të mëparshëm “Sani Servis” e cila tashmë ka hesape ende pa i larë me sistemin e drejtësisë. Kompania “Gamaservice” sh.p.k arrin të fitojë tenderin për transportin e seteve sterile, i seteve jo sterile, materialeve të buta sterile, materialeve të buta jo sterile, transport i mbetjeve të rrezikshme spitalore që krijohen nga seti i personalizuar. Fondi limit i kontratës ishte 240 milionë lekë pa TVSH, por kjo shumë vetëm për tre muaj Tashmë kompania shtetërore OSHIS po “fertilizohet” edhe në sterilizimin e pajisjeve kirurgjikale, duke i lënë dorën e shtrirë kudo bosit të vërtetë të shëndetësisë që në krye të ministrisë vendosi ish-vartësen e tij Sala dhe po kap sterilizimin me laboranten “in vitro”. The post Ministrja e Shëndetësisë po “sterilizon” buxhetin e shtetit appeared first on X-Media.