X - Media

10h

Web, Albania

Kurti u shkruan liderëve të PDK, LDK dhe AAK: Të takohemi sa më parë për zgjedhjen e Presidentit

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar një takim sa më të shpejtë me liderët e PDK-së, LDK-së dhe AAK-së, për të diskutuar zgjedhjen e Presidentit të ri të Kosovës. Kurti tha se u ka dërguar mesazh kryetarëve Bedri Hamza, Lumir Abdixhiku dhe Ardian Gjini, duke kërkuar që partitë parlamentare të përfshihen në proces dhe të arrihet një dakordësi për kandidatin e ardhshëm për President. “Duhet të kalojmë te emrat e përveçëm”, tha Kurti, duke theksuar se procesi duhet të jetë gjithëpërfshirës dhe të mos mbetet vetëm mes Vetëvendosjes dhe LDK-së.   The post Kurti u shkruan liderëve të PDK, LDK dhe AAK: Të takohemi sa më parë për zgjedhjen e Presidentit appeared first on X-Media.