Kthjellime dhe vranësira mesatare/ Parashikimi i motit për ditën e sotme
Ditën e premte vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga thuajse të njëjtat kushte atmosferike. Moti parashikohet i kthjellët, me vranësira mesatare hera-herës deri të dendura përgjatë relieveve malore në jug e juglindje në orët e mesditës e pasdite.
Reshje shiu me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të territorit shtrëngata afatshkurtra përgjatë relieveve malore në lindje e juglindje shoqëruar me shkarkesa elektrike në orët e mesditës e pasdite vonë.
Era do të fryjë me drejtim veriperëndim–verilindje me shpejtësi mesatare 7 m/s, përgjatë vijës bregdetare atë veriperëndimore dhe zonave luginore era do të arrijë shpejtësi deri në 16 m/s. Valëzimi në det i forcës 1-3 ballë./et
The post Kthjellime dhe vranësira mesatare/ Parashikimi i motit për ditën e sotme appeared first on X-Media.
13.8.2026. 23:01:00