X - Media

14h

Web, Albania

Dhunoi fizikisht bashkëshorten e vëllait, arrestohet 33-vjeçari në Lezhë! Në pranga edhe një tjetër

Dy persona janë vënë në pranga në Lezhë dhe Kurbin, pasi dyshohet se kanë ushtruar dhunë ndaj familjarëve të tyre, ndërsa gjatë kontrolleve në banesat e tyre Policia gjeti armë zjarri, municion luftarak dhe lëndë plasëse. Sipas njoftimit të Policisë së Shtetit këtë të premte, në Lezhë u arrestua në flagrancë 33-vjeçari M. P., banues në Lezhë. Ai dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së vëllait. Gjatë kontrollit në banesën e tij, efektivët gjetën dhe sekuestruan 5 kallëpë tritoli, një pushkë dhe municion luftarak. Ndërkohë, në Kurbin u arrestua në flagrancë 48-vjeçari G. K., banues në Mamurras, i dyshuar për ushtrim të dhunës psikologjike ndaj babait të tij. Në banesën e 48-vjeçarit, të fshehura, policia gjeti një armë zjarri automatik, me fishek në fole, si dhe municion luftarak. Policia thotë se arrestimet u kryen pas telefonatave për raste të dhunës në familje dhe falë veprimeve të shpejta operacionale të strukturave të Policisë së Lezhës dhe Kurbinit. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Lezhës për veprime të mëtejshme. The post Dhunoi fizikisht bashkëshorten e vëllait, arrestohet 33-vjeçari në Lezhë! Në pranga edhe një tjetër appeared first on X-Media.