X - Media

yesterday

Web, Albania

IdentiTek njofton numrin e ri të Shërbimit të Klientit për asistencën e dokumenteve biometrike

Një shërbim i ri komunikimi vihet në dispozicion të qytetarëve nga IdentiTek, shoqëria shtetërore përgjegjëse për prodhimin e dokumenteve biometrike. Sipas njoftimit të bërë publik nga kompania, numri i ri i Shërbimit të Klientit synon të lehtësojë komunikimin dhe t’u mundësojë qytetarëve marrjen e informacionit në mënyrë më të shpejtë dhe të drejtpërdrejtë. NJOFTIMI I PLOTE Të gjithë qytetarët që kërkojnë asistencë apo informacion rreth procedurave për pajisjen me kartë identiteti apo pasaportë biometrike, mund të kontaktojnë në numrin e ri të telefonit: +355 4 451 9999 Sipas njoftimit zyrtar, linja e Shërbimit të Klientit do të jetë e hapur për publikun nga e hëna në të premte, përgjatë orarit 08:30–16:30. Drejtuesit e shoqërisë nëvizojnë se ky ndryshim vjen në kuadër të transformimit të kanaleve të komunikimit dhe rritjes së transparencës në ndërveprimin e përditshëm me aplikantët. “Ky ndryshim është pjesë e angazhimit tonë të vazhdueshëm për të qenë sa më pranë qytetarëve dhe për të ofruar një shërbim sa më cilësor,” theksoi Administratorja e IdentiTek, Silda Anagnosti Çepe. Përmes kësaj mase, IdentiTek synon të shmangë radhët apo vonesat në marrjen e informacionit bazë, duke e bërë komunikimin me administratën më të drejtpërdrejtë dhe eficient për të gjithë qytetarët brenda dhe jashtë vendit. The post IdentiTek njofton numrin e ri të Shërbimit të Klientit për asistencën e dokumenteve biometrike appeared first on X-Media.