X - Media

yesterday

Web, Albania

Gjyqi kundër Dados/ Administrativja refuzoi shqyrtimin në themel, Veliaj e Bashkia ankimojnë vendimin në Apel

Erion Veliaj dhe Bashkia e Tiranës kanë ankimuar në Gjykatën Administrative të Apelit vendimin e Shkallës së Parë, e cila nuk pranoi të shqyrtojë në themel padinë për pavlefshmërinë absolute të dekretit të emërimit të Ols Dados si prokuror. Në qendër të ankimit është pretendimi se në vitin 2008, kur u emërua prokuror, Dado nuk kishte përfunduar Shkollën e Magjistraturës dhe, sipas padisë, nuk plotësonte kriteret ligjore për emërimin. Veliaj dhe Bashkia kërkojnë që Apeli të shqyrtojë në themel ligjshmërinë e emërimit, duke argumentuar se edhe ushtrimi i pushtetit të prokurorisë duhet t’i nënshtrohet kontrollit gjyqësor. The post Gjyqi kundër Dados/ Administrativja refuzoi shqyrtimin në themel, Veliaj e Bashkia ankimojnë vendimin në Apel appeared first on X-Media.