X - Media

yesterday

Web, Albania

Dëmtimi i linjës elektrike sjell probleme me furnizimin me ujë në Durrës

Furnizimi me ujë i fshatrave Shkalle, Sektor Rinia, Arapaj, Xhafzotaj, Rrashbull në Durrës do të paraqesë problematika ditën e sotme për shkak të dëmtimit në linjën elektrike që furnizon stacionin e pompave. Shërbimi i Ujësjellës-Kanalizimeve Durrës bën me dije se defekti në linjën 20 kV në Fushë-Milot është shkaktuar nga era. Mëngjesin e sotëm u bë i mundur riparimi dhe stacioni i pompave ka nisur punën normalisht. The post Dëmtimi i linjës elektrike sjell probleme me furnizimin me ujë në Durrës appeared first on X-Media.