Tërmeti shkatërrues në Kolumbi, 265 viktima dhe rreth 500 të zhdukur
Tërmeti me magnitudë 7.4 që goditi Kolumbinë ka shkaktuar të paktën 265 viktima dhe mbi 3,500 të plagosur, ndërsa rreth 500 persona rezultojnë ende të zhdukur. Qytetet Pereira dhe Cali janë ndër zonat më të prekura, ndërsa mijëra banesa janë shkatërruar.
Ekipet e kërkim-shpëtimit vijojnë punën mes rrënojave, ndërsa orët e para pas tërmetit konsiderohen kritike për gjetjen e të mbijetuarve. Autoritetet kanë shpallur emergjencë ekonomike për përballimin e dëmeve dhe rindërtimin e infrastrukturës së shkatërruar.
The post Tërmeti shkatërrues në Kolumbi, 265 viktima dhe rreth 500 të zhdukur appeared first on X-Media.
13.8.2026. 00:45:01