X - Media

5h

Web, Albania

Berisha tha se protestuesve iu hodhën lëndë kimike, ish-nënkryetari i PD-së shpërthen ndaj tij: Broçkulla, me këto deklarata PD do të mbetet gjatë në opozitë

Ish-nënkryetari dhe ish-deputeti i Partisë Demokratike, Edmond Spaho, i ka cilësuar si “broçkulla” akuzat e kryedemokratit Sali Berisha ndaj Policisë së Shtetit. Berisha pretendoi se gjatë përplasjeve me protestuesit efektivët kanë përdorur lëndë kimike. Në një postim në Facebook, Spaho shkruan se të pretendosh se ndaj protestuesve janë përdorur lëndë kimike të ngjashme me ato që përdoren në luftë do të thotë jo vetëm të kesh humbur sensin e realitetit, por edhe të gënjesh me qëllim. “Prodhimi i armeve kimike dhe perdorimi i tyre ne fushe beteje jane ndaluar me traktate nderkombetare, pale te perdoren ne protesta si ajo ne Tirane.”, thekson ai në postimin e tij. Po ashtu, ish-zyrtari i lartë demokrat nënvizon se me deklarata të tilla Partia Demokratike do të mbetet në opozitë edhe për një kohë të gjatë. Postimi i plotë: Prandaj PD eshte bere e pabesueshme per qytetaret dhe ata nuk e mbeshtesin. Te thuash qe u perdoren kunder protestuesve lende kimike si ato qe perdoren ne lufte do te thote jo vetem te kesh humbur sensin e realitetit por te genjesh me qellim. Prodhimi i armeve kimike dhe perdorimi i tyre ne fushe beteje jane ndaluar me traktate nderkombetare, pale te perdoren ne protesta si ajo ne Tirane. Deshira per te ardhur ne pushtet eshte e madhe por ne pushtet nuk vihet duke thene mbrockulla dhe nese PD ka gjetur kete si rruge te mundeshme, ka per te mbetur edhe per nje kohe shume te gjate ne opozite. Jo me kot ka dale ajo shprehja koka ben koka peson. The post Berisha tha se protestuesve iu hodhën lëndë kimike, ish-nënkryetari i PD-së shpërthen ndaj tij: Broçkulla, me këto deklarata PD do të mbetet gjatë në opozitë appeared first on X-Media.

Top 10 Portala

TASS

tass.ru

8820 vesti

g1 Globo

g1.globo.com

6428 vesti

RIA Novosti

ria.ru

5951 vesti

The Independent

independent.co.uk

3961 vesti

The Hindu

thehindu.co.in

3498 vesti

Kurir

kurir.rs

3178 vesti

CNN Brasil

cnnbrasil.com.br

3021 vesti

O Globo

oglobo.globo.com

3004 vesti

Indian Express

indianexpress.com

2726 vesti

La Nation AR

lanacion.com.ar

2509 vesti