X - Media

9h

Web, Albania

SHBA trajnon ekspertë për poligrafin: Shqipëria një partnere më e besueshme në luftën kundër krimit ndërkombëtar

Amerikanët vazhdojnë të trajnojnë ekspertë për poligrafin, që përdoret në Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore. Pasi trajnuan ekspertët e parë, të cilët përmes poligrafit testuan kandidatët e Byrosë Kombëtare të Hetimit në dy gara të mëparshme, këtij ekipi i janë bashkuar edhe specialistë të tjerë. Përmes mbështetjes së ICITAP të Departamentit të Drejtësisë së Shteteve të Bashkuara dhe INL të Departamentit të Shtetit, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) sapo diplomoi dy ekspertë të rinj të certifikuar të poligrafit, duke përfunduar një kurs intensiv 10-javor të trajnimit bazë dhe metodologjisë së poligrafit në Akademinë Ndërkombëtare të Poligrafit në Fort Lauderdale, FL. Ekzaminuesit përfunduan mbi 400 orë trajnim në testime shkencore, vlerësim të besueshmërisë, metodologji të intervistave dhe etikë, dhe mund të kryejnë ekzaminime si në anglisht, ashtu edhe në shqip. Aftësitë e tyre të reja do të mbështesin shqyrtimin dhe verifikimin e integritetit për oficerët e ardhshëm të zbatimit të ligjit, duke e bërë Shqipërinë një partner më të besueshëm në luftën kundër krimit ndërkombëtar. The post SHBA trajnon ekspertë për poligrafin: Shqipëria një partnere më e besueshme në luftën kundër krimit ndërkombëtar appeared first on X-Media.

Top 10 Portala

TASS

tass.ru

8809 vesti

g1 Globo

g1.globo.com

6414 vesti

RIA Novosti

ria.ru

5939 vesti

The Independent

independent.co.uk

3956 vesti

The Hindu

thehindu.co.in

3498 vesti

Kurir

kurir.rs

3164 vesti

CNN Brasil

cnnbrasil.com.br

3008 vesti

O Globo

oglobo.globo.com

3000 vesti

Indian Express

indianexpress.com

2726 vesti

La Nation AR

lanacion.com.ar

2498 vesti