X - Media

12h

Web, Albania

FORMULA 1/ Dopietë në prova, Ferrari e nis me dominim në Hungari

Ferrari e ka nisur me dominim fundjavën e Hungarisë në Formula 1, duke komanduar të premten në provat e lira. Pas kohës më të mirë të Sharl Lëklerk në sesionin e parë, në të dytin ishte Luis Hamilton ai që vendos ritmin më të shpejtë. Piloti britanik e mbylli sesionin me kohën 1’18″729, ndërsa monegasku mbeti vetëm +0.148 sekonda pas tij. I treti u rendit Lando Norris me MekLarenin, gjysmë sekonde larg, përpara Vershtapenit dhe Rasëllit. Në vështirësi u paraqit Kimi Antonell, i 13-ti dhe me shumë gabime gjatë xhirove të tij. Kështu, “kokëkuqja” e filloi me shkëlqim në Hungaroring. Makina e Maranelos regjistroi xhirot më të shpejta, duke realizuar një dopietë që jep shpresë për kualifikimet. Pas dy makinave Ferrari u krijua një diferencë e dukshme, me Norrisin +0.499 sekonda, Vershtapenin (+0.692) dhe Rasëllin (+0.933). Shumë më prapa mbetet Andrea Kimi Antoneli. Mercedesi i tij nuk e ndihmoi në dy përpjekjet për xhiron më të shpejtë me gomat më të buta. Lideri i kampionatit regjistroi kohën e trembëdhjetë më të mirë, madje me goma mesatare, duke mbetur dy sekonda pas Hamiltonit. Megjithatë, Antoneli mund të buzëqeshë sa i përket ritmit në garë, pasi me goma të buta, ai regjistroi ritmin më të mirë. Kohë të ngjashme kishte edhe Lëklerk, i cili pas disa kalimeve rriti ritmin e tij. Hamilton, ndërkohë simuloi garën me goma mesatare, me një ritëm pak më të ngadaltë, ndoshta për shkak të ndryshimit të përbërjes së gomave. Trafiku i madh në pistë ndikoi në shumë tentativa të dy pilotëve të Ferrarit dhe të Vershtapenit, ndërsa Norris u shfaq jashtëzakonisht i qëndrueshëm dhe me kohë konkurruese. Vlen të përmendet edhe një përmirësim i lehtë i Aston Martin, një makinë e transformuar tërësisht për këtë Çmim të Madh. Fernando Alonso arriti të largohet nga dy vendet e fundit dhe të hyjë në grupin e njëzet më të mirëve, duke u renditur në vendin e nëntëmbëdhjetë. The post FORMULA 1/ Dopietë në prova, Ferrari e nis me dominim në Hungari appeared first on X-Media.

Top 10 Portala

TASS

tass.ru

8820 vesti

g1 Globo

g1.globo.com

6428 vesti

RIA Novosti

ria.ru

5951 vesti

The Independent

independent.co.uk

3961 vesti

The Hindu

thehindu.co.in

3498 vesti

Kurir

kurir.rs

3178 vesti

CNN Brasil

cnnbrasil.com.br

3021 vesti

O Globo

oglobo.globo.com

3004 vesti

Indian Express

indianexpress.com

2726 vesti

La Nation AR

lanacion.com.ar

2509 vesti