X - Media

10h

Web, Albania

Lokalizohet, kapet dhe vihet në pranga, me qëllim ekstradimi drejt Italisë, një 26-vjeçar

Finalizohet nga Sektori për Kërkimin (FAST Albania), në Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale, një tjetër fazë e operacionit policor të koduar “Fast”. Lokalizohet, kapet dhe vihet në pranga, me qëllim ekstradimi drejt Italisë, një 26-vjeçar i kërkuar ndërkombëtarisht për pjesëmarrje në organizatë kriminale me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike. Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme të zhvilluara nga shërbimet operacionale të Sektorit për Kërkimin (FAST Albania), në Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale, për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, është finalizuar një tjetër fazë e operacionit policor të koduar “Fast”. Si rezultat i këtij operacioni, specialistët e Sektorit për Kërkimin (FAST Albania), në bashkëpunim me strukturat operacionale të DVP Durrës dhe të Komisariatit të Policisë Kavajë, lokalizuan në Kavajë dhe arrestuan provizorisht, me qëllim ekstradimi drejt Italisë, shtetasin: S. B., 26 vjeç, banues në Kavajë. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, pasi Gjykata e Breshias, Itali, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Pjesëmarrje në organizatë kriminale me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike”, të parashikuar nga Kodi Penal i Italisë. Për këtë vepër penale parashikohet dënim maksimal deri në 24 vjet burgim. Nga hetimet rezulton se 26-vjeçari, si pjesëtar i një organizate kriminale të përbërë kryesisht nga shtetas shqiptarë, por edhe nga disa shtetas italianë, në bashkëpunim me anëtarët e tjerë të kësaj organizate, ka trafikuar lëndë narkotike, me qëllim shpërndarjen e saj në disa zona të Italisë. Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijon procedurat për ekstradimin e 26-vjeçarit drejt Italisë. The post Lokalizohet, kapet dhe vihet në pranga, me qëllim ekstradimi drejt Italisë, një 26-vjeçar appeared first on X-Media.

Top 10 Portala

TASS

tass.ru

8809 vesti

g1 Globo

g1.globo.com

6414 vesti

RIA Novosti

ria.ru

5939 vesti

The Independent

independent.co.uk

3956 vesti

The Hindu

thehindu.co.in

3498 vesti

Kurir

kurir.rs

3164 vesti

CNN Brasil

cnnbrasil.com.br

3008 vesti

O Globo

oglobo.globo.com

3000 vesti

Indian Express

indianexpress.com

2726 vesti

La Nation AR

lanacion.com.ar

2498 vesti