X - Media

10h

Web, Albania

NBA/ LeBron James për rekord, nëse fiton “Larry O’Brien Trophy” me 76ers do të jetë i vetmi që feston me katër skuadra të ndryshme

Dëshira për të garuar për një titull dhe ndoshta për ta fituar atë ka mbizotëruar përsëri në zgjedhjen e LeBron James, i cili vendosi para pak orësh skuadrën e tij të re. Edhe pse në moshën 42-vjeçare dhe në sezonin e tij të 24-t në karrierë, James i ka dhënë përparësi faktit se kërkon të jetë kompetitiv. Në këtë zgjedhje që ka bërë vlen të përmendet se një fitore përfundimtare me Philadelphia 76ers do ta çimentonte më tej vendin e tij në legjendë. Djali nga Akron, Ohio, i cili mban praktikisht çdo rekord të NBA-së, mund të bëhet lojtari i parë dhe i vetëm që fiton titullin me katër ekipe të ndryshme, si dhe mund të jetë lojtari që rikthen titullin në Filadelfia i cili mungon prej 43 vitesh. Triumfi i fundit në Fila ka qenë në 1983 nën udhëhqehjen e Julis Erving. Në fakt, James është një nga vetëm katër lojtarët në histori që ka fituar tre kampionate me tre ekipe të ndryshme. Lista e tij e sukseseve përfshin dy tituj me Miami Heat (në 2012 dhe 2013), titullin e vitit 2016 me Cleveland Cavaliers dhe atë të vitit 2020 me Los Angeles Lakers. Tre kampionët e tjerë të shumfishtë janë Danny Green, tre tituj me San Antonion (2014), Toronton (2019) dhe përkrah LeBron te Lakers (2020), John Salley, fitues me Detroitin (1989 dhe 1990), me Çikagon (1996) dhe me Los Angeles Lakers (2000), dhe legjendari Robert Horry, 7 unaza të koleksionuara nga ndalesa si ajo e Houstonit (1994 dhe 1995), Lakers (2000, 2001 dhe 2002) dhe San Antonio Spurs (2005 dhe 2007). The post NBA/ LeBron James për rekord, nëse fiton “Larry O’Brien Trophy” me 76ers do të jetë i vetmi që feston me katër skuadra të ndryshme appeared first on X-Media.

Top 10 Portala

TASS

tass.ru

8809 vesti

g1 Globo

g1.globo.com

6414 vesti

RIA Novosti

ria.ru

5939 vesti

The Independent

independent.co.uk

3956 vesti

The Hindu

thehindu.co.in

3498 vesti

Kurir

kurir.rs

3164 vesti

CNN Brasil

cnnbrasil.com.br

3008 vesti

O Globo

oglobo.globo.com

3000 vesti

Indian Express

indianexpress.com

2726 vesti

La Nation AR

lanacion.com.ar

2498 vesti