X - Media

12h

Web, Albania

Sherr mes kushërinjve në Lushnjë/Plagoset me thikë 71-vjeçari në pranga 60-vjeçari

Një 60-vjeçar është arrestuar nga Policia në Lushnjë pasi dyshohet se ka plagosur rëndë me thikë kushëririn e tij pas një konflikti për motive të dobëta. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Loni Dhamo”, ku 60 vjeçari I. Y. dyshohet se ka goditur me thikë kushëririn e tij, F. Y., 71 vjeç. Si pasojë e plagëve të marra, 71-vjeçari është transportuar në Spitalin e Traumës, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve dhe, sipas policisë, është jashtë rrezikut për jetën. Pas ngjarjes, Policia e Lushnjës ka ndërhyrë menjëherë duke bërë të mundur kapjen dhe arrestimin në flagrancë të autorit të dyshuar. Gjithashtu, është sekuestruar edhe thika e përdorur gjatë konfliktit. Njoftimi i Policisë: Plagosi rëndë me mjet prerës (thikë) kushëririn e tij, pas një konflikti për motive të dobëta, falë reagimit të menjëhershëm të shërbimeve të Policisë kapet dhe vihet në pranga autori. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë arrestuan në flagrancë shtetasin I. Y., 60 vjeç, banues në Lushnjë, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”. Ditën e djeshme, në lagjen “Loni Dhamo”, Lushnjë, ky shtetas dyshohet se, pas një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës (thikë) kushëririn e tij, shtetasin F. Y., 71 vjeç. Si pasojë e dëmtimeve të marra, 71-vjeçari u transportua në spitalin e Traumës dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Falë reagimit të menjëhershëm të shërbimeve të Policisë, u bë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i autorit të dyshuar, si dhe sekuestrimi i mjetit prerës (thikë) të përdorur gjatë ngjarjes. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Sh The post Sherr mes kushërinjve në Lushnjë/Plagoset me thikë 71-vjeçari në pranga 60-vjeçari appeared first on X-Media.

Top 10 Portala

TASS

tass.ru

8809 vesti

g1 Globo

g1.globo.com

6414 vesti

RIA Novosti

ria.ru

5939 vesti

The Independent

independent.co.uk

3956 vesti

The Hindu

thehindu.co.in

3498 vesti

Kurir

kurir.rs

3164 vesti

CNN Brasil

cnnbrasil.com.br

3008 vesti

O Globo

oglobo.globo.com

3000 vesti

Indian Express

indianexpress.com

2726 vesti

La Nation AR

lanacion.com.ar

2498 vesti