“Messi donte të më vriste”, rrëfimi shokues i Paredes
Lojtari argjentinas, Leandro Paredes është kthyer mbrapa në kohë dhe ka treguar një incident me Messi.
Bëhet fjalë për një rast në takimin mes Paris Saint-Germainit dhe Barcelonës në Champions në vitin 2021, kur skuadra franceze fitoi me rezultat 4-1 në “Camp Nou”.
Paredes thotë se i kishte komunikuar diçka një s hoku të skuadrës, por Messi e kishte marrë sikur fjalët janë drejtuar për të.
“Kaluam rreth tre muaj pa folur. E kalova shumë keq. I dërgova mesazh ditën tjetër, i dërgova mesazh edhe pas 15 ditësh dhe i thashë: ‘Nuk ishte për ty, nuk ishte për të të ofenduar’.
“Dhe ai nuk u përgjigj. Kaluan tre muaj pa folur. Mendova: ‘Tani duhet të shoh se si do të reagojë’”, ka treguar Paredes.
Më herët, Paredes kishte zbuluar se Messi ishte jashtëzakonisht i zemëruar pas incidentit, duke thënë se “donte ta vriste”, në kuptimin figurativ.
“Ai u zemërua shumë. Më bëri të vuaja. Ishte keq. Ai donte të më vriste dhe unë doja të shkoja në shtëpi. Më pas e pashë me kombëtaren dhe ai sillej sikur asgjë nuk kishte ndodhur”.
The post “Messi donte të më vriste”, rrëfimi shokues i Paredes appeared first on X-Media.
7/25/2026 1:16:15 AM