X - Media

13h

Web, Albania

Trump shfaqet me kapelën “Trump 2028”: Ky është qëllimi im, një mandat i tretë si president

Donald Trump ka surprizuar të pranishmit në darkën e Korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë, duke u shfaqur me një kapelë të kuqe me mbishkrimin “Trump 2028”, duke lënë të kuptohet se synon një mandat të tretë në krye të Shteteve të Bashkuara “Ky është qëllimi im. Dhe ky është… qëllimi im për një mandat të tretë si president i Shteteve të Bashkuara. Do ta bëjmë. Do të argëtohemi pak. Kam fituar. Kam fituar tri herë. Tani do ta bëj sërish”, deklaroi Trump në fund të fjalimit të tij, i cili zgjati pak më shumë se një orë. Duke folur për mundësinë e një kandidimi të ri, Trump shtoi: “Do ta bëj. Duhet të jetë e lehtë”. Deklarata e tij u bë në një sallë që, sipas raportimeve, u zhyt për një moment në heshtje. “Po bëhem shumë i mirë në kandidimin për president. Do të keni kohë të flisni për këtë. E dini, është interesante kur rikthehesh dhe bën një punë të mirë, siç kemi bërë ne. Sepse situata është vërtet shumë e keqe”, tha presidenti amerikan. Më pas, Trump u kthye te një ton më falënderues, duke u shprehur: “Por, duke folur seriozisht, dua t’ju falënderoj edhe një herë të gjithëve. Ishte një mbrëmje interesante”. Pak më vonë, në sallë nisi të luhej kënga “YMCA”, një nga këngët e preferuara të Trump, ndërsa presidenti amerikan shoqëroi muzikën me kërcimin e tij karakteristik. The post Trump shfaqet me kapelën “Trump 2028”: Ky është qëllimi im, një mandat i tretë si president appeared first on X-Media.

Top 10 Portala

TASS

tass.ru

8809 vesti

g1 Globo

g1.globo.com

6414 vesti

RIA Novosti

ria.ru

5939 vesti

The Independent

independent.co.uk

3956 vesti

The Hindu

thehindu.co.in

3498 vesti

Kurir

kurir.rs

3164 vesti

CNN Brasil

cnnbrasil.com.br

3008 vesti

O Globo

oglobo.globo.com

3000 vesti

Indian Express

indianexpress.com

2726 vesti

La Nation AR

lanacion.com.ar

2498 vesti