X - Media

yesterday

Web, Albania

“Protestuesi me epilepsi u dhunua nga policia, ka kaluar tre kriza”, Lamallari reagon pas deklaratave të avokatit

Ministri i Brendshëm Besfort Lamallari ka reaguar pas deklaratave të bëra këtë të shtunë nga avokati Gentian Serjani, i cili ngriti pretendime për dhunë ndaj një prej protestuesve të ndaluar gjatë protestës, duke kërkuar edhe nisjen e një hetimi për rastin. Në reagimin e tij, Lamallari bën me dije se menjëherë pas deklaratave ka kërkuar informacion zyrtar nga Policia e Shtetit lidhur me pretendimet e ngritura. Sipas tij, institucioni e ka informuar se pretendimet e bëra publikisht janë tërësisht të pabaza dhe të pavërteta. Ai thekson se paralelisht, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka nisur menjëherë procedurat e verifikimit, duke administruar të gjithë informacionin e nevojshëm për të sqaruar rrethanat e rastit. “Duke marrë shkas nga deklaratat e bëra publike si në videon bashkëlidhur i kam kërkuar menjëherë Policisë së Shtetit informacion mbi pretendimet e rastit në fjalë. Policia e Shtetit më ka informuar se pretendime të tilla janë totalisht të pabaza dhe të pavërteta. Më pas Agjencia e Mbikeqyrjes Policore ka nisur menjëherë verifikimet mbi pretendimet e parashtruara duke administruar të gjithë informacionin e nevojshëm. Por ndërkohë institucioni i Avokatit të Popullit, i cili ka vepruar kryesisht dhe pavarësisht prej Policisë së Shtetit duke i vizituar të ndaluarit për akte dhune, po ashtu nuk ka shtruar asnjë problem të kësaj natyre”, shkruan Lamallari, ndërkohë që paralajmëron më tej se nëse AMP arrin në të njëjtat përfundime, atëherë Policia e Shtetit jo vetëm që do të ketë të drejtën, por edhe detyrimin ligjor për t’iu drejtuar Prokurorisë në lidhje me deklarimet e bëra publikisht si dhe për të referuar çështjen pranë Dhomës Kombëtare të Avokatisë për vlerësimin e përgjegjësisë etiko-profesionale të avokatit. Reagimi vjen pasi më herët gjatë ditës avokati Gentian Serjani deklaroi se ishte takuar me të ndaluarin Niko Qarkaj, për të cilin tha se vuan nga epilepsia dhe se gjatë qëndrimit në komisariat kishte pësuar disa kriza. Sipas Serjanit, Qarkaj pretendon se nuk ka marrë ndihmën e nevojshme mjekësore dhe se është dhunuar nga punonjës të policisë, ndërsa ka bërë të ditur gjithashtu se ai ndodhet në grevë urie që nga momenti i shoqërimit, duke kërkuar lirimin e tij dhe zhvillimin e një hetimi të plotë mbi pretendimet e ngritura. The post “Protestuesi me epilepsi u dhunua nga policia, ka kaluar tre kriza”, Lamallari reagon pas deklaratave të avokatit appeared first on X-Media.

Top 10 Portala

TASS

tass.ru

9477 vesti

RIA Novosti

ria.ru

6614 vesti

g1 Globo

g1.globo.com

6222 vesti

The Independent

independent.co.uk

4418 vesti

The Hindu

thehindu.co.in

3624 vesti

O Globo

oglobo.globo.com

3428 vesti

Kurir

kurir.rs

3272 vesti

CNN Brasil

cnnbrasil.com.br

3183 vesti

Indian Express

indianexpress.com

2637 vesti

La Nation AR

lanacion.com.ar

2573 vesti