X - Media

yesterday

Web, Albania

“Edhe Palestina në Kupën e Botës”, trajneri egjiptian bën dedikimin e pazakontë. Lutje dhe emocione pas ndeshjes, Hossam Hassan prek botën arabe

Trajneri i Egjiptit, Hossam Hassan, ka bërë një deklaratë që ka marrë vëmendje të madhe ndërkombëtare, duke ia dedikuar fitoren në ndeshjen e fundit, popullit palestinez dhe atij egjiptian. Ai u lut për Palestinën dhe theksoi se fitorja shkon për “popujt e nderuar dhe të durueshëm”. Egjipti arriti një fitore historike në Kupën e Botës, duke mposhtur Australinë me penallti 4-2, pas barazimit 1-1 në kohën e rregullt dhe shtesë. Kjo është fitorja e parë e Egjiptit ndonjëherë në një ndeshje me eliminim direkt në historinë e tij në Botëror. Ndeshja u zhbllokua në minutën e 13-të, kur Emam Ashour shënoi me kokë dhe i dha avantazhin Egjiptit. Australia reagoi në pjesën e dytë dhe barazoi pas një autogoli të Mohamed Hany, duke e çuar sfidën në kohën shtesë. Aty nuk pati më gola dhe gjithçka u vendos nga penalltitë. Në serinë e penalltive, Egjipti u tregua më i saktë dhe më i qetë. Australianët humbën dy goditje me Harry Souttar dhe Lucas Herrington, ndërsa Hossam Abdelmaguid shënoi penalltinë vendimtare që vulosi kualifikimin. Në fazën tjetër, Egjipti do të përballet me Argjentinën. Ndërkohë, një tjetër moment që vlen për t’u theksuar pas ndeshjes… Trajneri Hossam Hassan u pa duke mbajtur flamurin egjiptian dhe atë palestinez, ndërsa lojtarët u përkulën në fushë në shenjë falënderimi. Pamjet u shpërndanë gjerësisht në rrjetet sociale dhe u pritën me emocione të forta, veçanërisht në botën arabe. Ndërkohë, tifozë palestinezë në Gaza dhe zona të tjera e ndoqën ndeshjen në kushte të vështira, por me shumë emocion. Sipas raportimeve në rrjetet sociale, shumë prej tyre e panë ndeshjen mes rrënojave dhe në kampe të improvizuara, duke e konsideruar fitoren e Egjiptit si një moment të rrallë gëzimi. Para ndeshjes, u raportua edhe një incident në hotelin e ekipit egjiptian në Dallas, ku pati një përplasje mes përfaqësuesve të ekipit dhe policisë lokale gjatë një momenti fotografimi me një tifoz. Federata Egjiptiane e Futbollit tha se një oficer kishte shtyrë drejtuesin e delegacionit Ibrahim Hassan dhe lojtarin Trezeguet, ndërsa policia e Dallasit më pas sqaroi se situata ishte zgjidhur. فرحة غزة بفوز منتخب مصر pic.twitter.com/IMUyBJAJwP — Mohammed Maree محمد مرعي (@mar3e) July 3, 2026 The post “Edhe Palestina në Kupën e Botës”, trajneri egjiptian bën dedikimin e pazakontë. Lutje dhe emocione pas ndeshjes, Hossam Hassan prek botën arabe appeared first on X-Media.

Top 10 Portala

TASS

tass.ru

9477 vesti

RIA Novosti

ria.ru

6614 vesti

g1 Globo

g1.globo.com

6222 vesti

The Independent

independent.co.uk

4418 vesti

The Hindu

thehindu.co.in

3624 vesti

O Globo

oglobo.globo.com

3428 vesti

Kurir

kurir.rs

3272 vesti

CNN Brasil

cnnbrasil.com.br

3183 vesti

Indian Express

indianexpress.com

2637 vesti

La Nation AR

lanacion.com.ar

2573 vesti