X - Media

yesterday

Web, Albania

Rama për BBC: Dua një drejtësi që nuk mund të blihet, as të ushtrohet presion. PS nuk do të kontribuojë vetëm me reforma, por duke i dhënë lëkurën e vet vendit

Në një intervistë për BBC, kryeministri Edi Rama ka folur për protestat në vend dhe zhvillimet e fundit politike. Sipas BBC, Kryeministri Rama i cilësoi tubimet si një shenjë të një shoqërie demokratike dhe të shëndetshme, por i pyetur nëse qytetarët duhet të shqetësohen për integritetin e tij dhe të qeverisë, Rama theksoi rëndësinë e pavarësisë së drejtësisë. “E kam thënë që nga dita e parë: dua një drejtësi që nuk duket majtas, nuk duket djathtas, por duket drejt. Një drejtësi që nuk mund të blihet, nuk mund të ushtrohet presion dhe nuk mund të kontrollohet nga distanca”, deklaroi Rama. Ai shtoi gjithashtu se reforma në drejtësi është një nga kontributet më të rëndësishme të Partisë Socialiste për vendin. “Ky është kontributi më i madh që Partia Socialiste do t’i japë këtij vendi, sepse nuk do të kontribuojë vetëm duke bërë reforma, por duke i dhënë lëkurën e vet vendit”, u shpreh Kryeministri. The post Rama për BBC: Dua një drejtësi që nuk mund të blihet, as të ushtrohet presion. PS nuk do të kontribuojë vetëm me reforma, por duke i dhënë lëkurën e vet vendit appeared first on X-Media.

Top 10 Portala

TASS

tass.ru

9477 vesti

RIA Novosti

ria.ru

6614 vesti

g1 Globo

g1.globo.com

6222 vesti

The Independent

independent.co.uk

4418 vesti

The Hindu

thehindu.co.in

3624 vesti

O Globo

oglobo.globo.com

3428 vesti

Kurir

kurir.rs

3272 vesti

CNN Brasil

cnnbrasil.com.br

3183 vesti

Indian Express

indianexpress.com

2637 vesti

La Nation AR

lanacion.com.ar

2573 vesti