Në një ceremoni madhështore, Taylor Swift dhe Travis Kelce kurorëzojnë dashurinë në Madison Square Garden
Taylor Swift dhe ylli i futbollit amerikan, Travis Kelce, i kanë dhënë fund beqarisë me një ceremoni madhështore në Madison Square Garden, të cilësuar nga mediat si “dasma e shekullit”.
Eventi u drejtua nga komediani Adam Sandler, ndërsa çifti u shfaq me veshje të personalizuara nga Christian Dior, bizhuteri Cartier dhe këpucë të dizajnuara posaçërisht nga Christian Louboutin.
Në këtë ceremoni morën pjesë emra të mëdhenj të Hollywood-it dhe botës së artit si Hugh Grant, Gigi Hadid, Bradley Cooper, Dakota Johnson, Graham Norton dhe Ethan Hawke. Atmosfera u bë edhe më e veçantë nga mijëra fansa që u mblodhën jashtë arenës, duke kënduar këngët e Swift dhe duke pritur të shihnin të ftuarit. Për shkak të turmës së madhe, policia mbylli rrugët përreth për të garantuar sigurinë.
Madison Square Garden u ndriçua me mesazhin “JUST&T MARRIED”, ndërsa edhe Empire State Building u iluminua për të uruar çiftin. Organizimi i kësaj ceremonie kushtoi dhjetëra miliona dollarë, por para dasmës çifti dhuroi 26 milionë dollarë për mbi 20 organizata bamirësie, duke e kthyer ngjarjen në një moment jo vetëm festiv, por edhe solidar.
The post Në një ceremoni madhështore, Taylor Swift dhe Travis Kelce kurorëzojnë dashurinë në Madison Square Garden appeared first on X-Media.
7/4/2026 2:20:58 AM