X - Media

yesterday

Web, Albania

Zjarri në malin e Shëngjinit, Ministria e Mbrojtjes: Intensiteti i flakëve është ulur ndjeshëm, Identifikohet autori i zjarrvënies

Ministria e Mbrojtjes ka reaguar lidhur me zjarrin e përhapur në malin e Shëngjinit, duke bërë të ditur se operacioni për shuarjen e flakëve vijon pa ndërprerje, nën koordinimin e Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile dhe në mbështetje të Bashkisë Lezhë. Sipas njoftimit, gjatë gjithë natës janë angazhuar 7 mjete zjarrfikëse nga Lezha, Vau i Dejës, Shkodra, Mirdita dhe Porti Shëngjin, si dhe efektivë të Forcave të Armatosura me autobotë uji, punonjës të Shërbimit Pyjor, të Shërbimeve Publike dhe të Emergjencave Civile të Bashkisë Lezhë. Operacioni është mbështetur edhe nga ndërhyrja ajrore me helikopterin e Forcave të Armatosura, ndërsa falë koordinimit të strukturave, intensiteti i zjarrit është ulur ndjeshëm dhe puna vijon për izolimin e plotë të vatrave aktive. Ministria ka bërë të ditur se autori i dyshuar i zjarrvënies është identifikuar dhe vënë përpara përgjegjësisë ligjore nga autoritetet kompetente. Në reagim, Ministria e Mbrojtjes dhe Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile u bëjnë thirrje qytetarëve për përgjegjësi maksimale, respektimin e masave për parandalimin e zjarreve dhe njoftimin e menjëhershëm të autoriteteve për çdo vatër apo rast të dyshimtë. The post Zjarri në malin e Shëngjinit, Ministria e Mbrojtjes: Intensiteti i flakëve është ulur ndjeshëm, Identifikohet autori i zjarrvënies appeared first on X-Media.

Top 10 Portala

TASS

tass.ru

9477 vesti

RIA Novosti

ria.ru

6614 vesti

g1 Globo

g1.globo.com

6222 vesti

The Independent

independent.co.uk

4418 vesti

The Hindu

thehindu.co.in

3624 vesti

O Globo

oglobo.globo.com

3428 vesti

Kurir

kurir.rs

3272 vesti

CNN Brasil

cnnbrasil.com.br

3183 vesti

Indian Express

indianexpress.com

2637 vesti

La Nation AR

lanacion.com.ar

2573 vesti