X - Media

yesterday

Web, Albania

Qyteti i lindjes së Putin në alarm/Sulm me dronë ukrainas në Shën Petersburg, goditet terminali i naftës, pasohen me shpërthime dhe zjarre

Një seri shpërthimesh ka tronditur Shën Petersburgun, qytetin e lindjes së presidentit rus Vladimir Putin, ku sipas mediave ukrainase një terminal nafte në zonën e portit është goditur nga një sulm me dronë. Sipas RBC-Ukrainë, e cila citon kanale publike ruse në Telegram, përfshirë grupin OSINT Exilenova+, pas sulmit në terminal u raportuan shpërthime dhe zjarre. Autoritetet lokale kishin paralajmëruar më herët për ndërprerje të mundshme të internetit, megjithatë banorët publikuan në rrjetet sociale video dhe fotografi që pretendohet se tregojnë pasojat e sulmit. Nga ana tjetër, Ministria ruse e Mbrojtjes njoftoi se sistemet e mbrojtjes ajrore rrëzuan 389 dronë ukrainasë me krahë fiks në rajone të ndryshme të pjesës evropiane të Rusisë, në intervalin kohor nga ora 20:00 e së premtes deri në orën 07:00 të së shtunës, sipas kohës së Moskës. Sipas autoriteteve ruse, dronët u interceptuan në rajonet Belgorod, Bryansk, Kaluga, Krasnodar, Kursk, Leningrad, Lipetsk, Moskë, Novgorod, Orel, Pskov, Ryazan, Rostov, Saratov, Smolensk, Tula, Tver dhe Vladimir, si edhe mbi Krimenë e aneksuar, Detin e Zi dhe Detin Azov. Ndërkohë, Agjencia Federale Ruse e Transportit Ajror (Rosaviatsia) njoftoi se aeroportet e Ivanovos dhe Pskovit u mbyllën përkohësisht gjatë natës, nga e premtja në të shtunë, për arsye sigurie. The post Qyteti i lindjes së Putin në alarm/Sulm me dronë ukrainas në Shën Petersburg, goditet terminali i naftës, pasohen me shpërthime dhe zjarre appeared first on X-Media.

Top 10 Portala

TASS

tass.ru

9477 vesti

RIA Novosti

ria.ru

6614 vesti

g1 Globo

g1.globo.com

6222 vesti

The Independent

independent.co.uk

4418 vesti

The Hindu

thehindu.co.in

3624 vesti

O Globo

oglobo.globo.com

3428 vesti

Kurir

kurir.rs

3272 vesti

CNN Brasil

cnnbrasil.com.br

3183 vesti

Indian Express

indianexpress.com

2637 vesti

La Nation AR

lanacion.com.ar

2573 vesti