X - Media

yesterday

Web, Albania

Argjentina i mbijeton “makthit” të Kepit të Gjelbër, fiton mes vuajtjesh në shtesë pas një ndeshjeje të çmendur në Miami

Argjentina u detyrua të djersijë deri në minutat shtesë për të siguruar kualifikimin në fazën e 1/8-ave të Kupës së Botës, teksa mposhti me rezultatin 3-2 Kepin e Gjelbër në një përballje spektakolare të zhvilluar në Miami, Florida. Kampionët e botës kaluan në avantazh në minutën e 29-të falë Lionel Messit, i cili kontrolloi në mënyrë perfekte një pasim diagonal të Lisandro Martínez dhe dërgoi topin në rrjetë. Me këtë gol, ylli argjentinas ngjitet në kuotën e shtatë realizimeve në turne, duke marrë kryesimin në garën për “Këpucën e Artë”. Kepi i Gjelbër nuk u dorëzua dhe barazoi në minutën e 59-të me Deroy Duarte, i cili finalizoi një aksion të bukur të nisur nga Ryan Mendes. Argjentina provoi me ngulm të rikthente epërsinë, por portieri Vozinha ishte në një mbrëmje të jashtëzakonshme, duke ndalur disa tentativa të rrezikshme të Messit dhe shokëve të tij. Rezultati 1-1 mbeti i pandryshuar deri në fundin e kohës së rregullt, duke e çuar sfidën në shtesë. Vetëm pak minuta pas nisjes së kohës shtesë, Lisandro Martínez riktheu në avantazh Argjentinën, duke shënuar për 2-1 pas një goditjeje nga këndi. Megjithatë, Kepi i Gjelbër befasoi sërish, pasi Sidny Lopes Cabral realizoi një gol spektakolar nga një kënd shumë i vështirë, duke barazuar shifrat në 2-2. Kur dukej se ndeshja po shkonte drejt penalltive, Argjentina goditi për herë të tretë. Cristian Romero shënoi me kokë pas një goditjeje nga këndi të ekzekutuar nga Messi, ndërsa topi devijoi lehtë nga Diney Borges përpara se të përfundonte në rrjetë. Në minutat e mbetura, Kepi i Gjelbër kërkoi me ngulm një tjetër mrekulli, por Emiliano Martínez ndali një goditje të rrezikshme dënimi të Lopes Cabral, duke vulosur fitoren 3-2 të Argjentinës. Me këtë sukses, “La Selección” siguron kualifikimin në fazën e 1/8-ave, ku do të përballet me Egjiptin. Nga ana tjetër, Kepi i Gjelbër largohet nga Botërori pas humbjes së parë në turne, por me një paraqitje historike që i ka bërë krenarë tifozët e tij. REZULTATI: Argjentinë 3-2 Kepi i Gjelbër Messi 29′, Lisandro Martinez 92′, Romero 111′ / Duarte 59′, Cabral 103′ The post Argjentina i mbijeton “makthit” të Kepit të Gjelbër, fiton mes vuajtjesh në shtesë pas një ndeshjeje të çmendur në Miami appeared first on X-Media.

Top 10 Portala

TASS

tass.ru

9477 vesti

RIA Novosti

ria.ru

6614 vesti

g1 Globo

g1.globo.com

6222 vesti

The Independent

independent.co.uk

4418 vesti

The Hindu

thehindu.co.in

3624 vesti

O Globo

oglobo.globo.com

3428 vesti

Kurir

kurir.rs

3272 vesti

CNN Brasil

cnnbrasil.com.br

3183 vesti

Indian Express

indianexpress.com

2637 vesti

La Nation AR

lanacion.com.ar

2573 vesti