The Geopost

yesterday

Kosovo, Serbia

Knezeviq rikthen çështjen e njohjes së Kosovës në Mal të Zi, si përpjekje për mobilizimin e votuesve para zgjedhjeve

Lideri i Partisë Demokratike Popullore (DNP), Milan Knezeviq, ka paralajmëruar nisjen e një iniciative për tërheqjen e vendimit të Malit të Zi për njohjen e Kosovës, një lëvizje që analistët e shohin si vazhdimësi të politikave tradicionale të partisë së tij, por edhe si përpjekje për mobilizimin e elektoratit përpara zgjedhjeve të ardhshme parlamentare. Knezeviq deklaroi se Kryesia e DNP-së i ka dhënë mbështetje të plotë për të nisur procedurat në nivel lokal dhe shtetëror për të kërkuar tërheqjen e vendimit të vitit 2008 për njohjen e Kosovës. Sipas tij, këshilltarët e DNP-së do të paraqesin iniciativa në komunat ku kjo parti është pjesë e pushtetit, ndërsa deputetët do të kërkojnë miratimin e një rezolute në Parlamentin e Malit të Zi. Ai kritikoi gjithashtu politikën e jashtme të qeverisë, duke e cilësuar atë si “armiqësore ndaj Serbisë dhe popullit serb”, ndërsa njoftoi se do të kërkojë mbështetjen e krerëve të Kishës Ortodokse Serbe në Mal të Zi për këtë iniciativë. Megjithatë, ekspertët vlerësojnë se nisma ka më shumë karakter politik sesa mundësi reale për sukses institucional. Ligjeruesja në Universitetin e Donja Goricës, Nikoleta Gjukanoviq, tha për gazetën “Vijesti” se veprimi i Knezeviqit nuk është befasues, pasi DNP ka kundërshtuar vazhdimisht njohjen e Kosovës. “Në një farë mënyre, kjo është vazhdimësi e politikave të tyre, por edhe një përpjekje për të mobilizuar elektoratin në prag të zgjedhjeve. Vetë Knezeviqi është i vetëdijshëm se një iniciativë e tillë nuk ka gjasa të ketë sukses në institucione dhe mund të shihet më shumë si mesazh politik për votuesit e tij”, tha Gjukanoviq. Ajo theksoi se njohja e Kosovës është pjesë e politikës së jashtme dhe e obligimeve ndërkombëtare të Malit të Zi, të cilat nuk mund të ndryshohen përmes iniciativave të përditshme politike. Në të njëjtën linjë u shpreh edhe drejtoresha e Qendrës për Gazetari Hulumtuese të Malit të Zi, Milka Tadiq Mijoviq, e cila vlerësoi se Knezeviqi po i rikthehet çështjes së Kosovës për shkak të mungesës së alternativave politike. “Ai nuk ka asnjë propozim serioz për ekonominë, arsimin, shëndetësinë apo mjedisin. Për këtë arsye vazhdon t’u rikthehet temave identitare dhe çështjes së Kosovës”, deklaroi Tadiq Mijoviq. Sipas saj, edhe votuesit me orientim të fortë pro-serb janë të vetëdijshëm se bëhet fjalë për një temë që nuk sjell ndryshime konkrete në jetën e tyre dhe se iniciativa synon kryesisht mobilizimin politik para zgjedhjeve të vitit të ardhshëm. Një ekspert juridik, i cituar nga “Vijesti”, vlerësoi se çdo vendim i mundshëm i komunave për “anulimin” e njohjes së Kosovës do të kishte karakter thjesht deklarativ dhe nuk do të prodhonte pasoja juridike, pasi njohja e shteteve është kompetencë ekskluzive e qeverisë qendrore. Kjo nuk është hera e parë që DNP dhe ish-Fronti Demokratik tentojnë të hapin këtë çështje. Në vitin 2023, ata njoftuan miratimin e një deklarate të ngjashme në Kuvendin Komunal të Zetës, por iniciativa dështoi pasi nuk u sigurua kuorumi në disa seanca të njëpasnjëshme. Mali i Zi e njohu zyrtarisht Kosovën më 9 tetor 2008, gjatë qeverisjes së Milo Gjukanoviqit. Vendimi shkaktoi protesta të shumta në vend, ndërsa një nga kundërshtarët më të zëshëm ishte kryetari aktual i Parlamentit të Malit të Zi, Andrija Mandiq, i cili atëherë hyri edhe në grevë urie në shenjë proteste kundër njohjes së Kosovës. The GeoPost The post Knezeviq rikthen çështjen e njohjes së Kosovës në Mal të Zi, si përpjekje për mobilizimin e votuesve para zgjedhjeve appeared first on The Geopost.

Top 10 Portala

TASS

tass.ru

10670 vesti

RIA Novosti

ria.ru

7012 vesti

The Independent

independent.co.uk

4948 vesti

The Hindu

thehindu.co.in

3979 vesti

CNN Brasil

cnnbrasil.com.br

3895 vesti

Kurir

kurir.rs

3587 vesti

Indian Express

indianexpress.com

3208 vesti

News.de

news.de

3167 vesti

24 Chsasa

24chasa.bg

3149 vesti

 Diario El Comercio

elcomercio.pe

2646 vesti