The Geopost

6/16/2026

Kosovo, Serbia

Dokumentari i RTS-së deshi t’i bëjë heronj pesë serbët që kryen krime në Reçak, Prokuroria mbështetet në pamje filmike

Pamje filmike dhe deklarata të përfshira në një dokumentar të Radiotelevizionit të Serbisë (RTS) për Reçakun, të realizuar me mbështetjen e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, po shërbejnë si një nga bazat kryesore të dyshimit të Prokurorisë Speciale ndaj pesë personave të arrestuar për krime lufte. Në dosjen e prokurorisë thuhet se njëri prej të dyshuarve, Stanoje Janiqeviq, është identifikuar në pamjet e dokumentarit duke shkelmuar derën e një shtëpie gjatë operacionit në Reçak, ku më 1999 u vranë 45 civilë shqiptarë. Prokuroria pretendon se pjesëmarrja e të dyshuarve në aksionin gjatë të cilit ndodhi masakra mbështetet edhe në materialin e transmetuar në dokumentar, i cili, sipas dosjes, paraqet dhe lavdëron veprimet e policisë dhe ushtrisë serbe gjatë atij operacioni. Avokati i Janiqeviqit, Lubomir Pantoviq, ka kundërshtuar këto pretendime, duke thënë se pamjet nuk përbëjnë provë për krime lufte. “Nëse pretendohet se ekziston dyshim i bazuar, atëherë duhet të specifikohen veprimet konkrete dhe jo vetëm një shkelm në derën e një shtëpie. Fotografia, e parë objektivisht, nuk përbën rrethanë që vërteton dyshimin e bazuar,” ka deklaruar ai. Gjatë seancës për caktimin e masës së paraburgimit, prokurori special Ilir Morina është referuar gjithashtu në deklaratat e ish-komandantit të Njësive të Posaçme të Policisë (PJP), Goran Radosavljević – Guri, i cili në të njëjtin dokumentar ka thënë se në operacionin në Reçak morën pjesë njësi nga pjesë të ndryshme të Kosovës. Sipas Prokurorisë, pjesë e PJP-së dyshohet se kanë qenë edhe Novica Peqinoviq, Stanoje Janiqeviq, Borko Paliq dhe Sllagjan Millisavljeviq, ndërsa Stanko Saviq dyshohet se ka qenë pjesëtar i Policisë në stacionin e Ferizajt. Mbrojtja e të dyshuarve ka paraqitur qëndrime të ndryshme gjatë seancës. Avokati i Peqinoviqit ka argumentuar se të qenit pjesëtar i një njësie nuk përbën në vetvete vepër penale. Ngjashëm, mbrojtja e Janiqeviqit dhe Petkoviqit ka theksuar se uniforma apo prania në dokumentar nuk mund të shërbejnë si prova për krime lufte. Avokatja e Milisavljeviqit ka deklaruar se klienti i saj ka qenë polic i komunikacionit dhe se nuk ekzistojnë prova që e lidhin me dyshimet e ngritura, ndërsa mbrojtja e Saviqit ka mohuar se ai ka qenë ndonjëherë pjesëtar i policisë. Hetimet e Prokurorisë Speciale për rastin e Reçakut po vazhdojnë. The GeoPost The post Dokumentari i RTS-së deshi t’i bëjë heronj pesë serbët që kryen krime në Reçak, Prokuroria mbështetet në pamje filmike appeared first on The Geopost.

Top 10 Portala

TASS

tass.ru

10670 vesti

RIA Novosti

ria.ru

7012 vesti

The Independent

independent.co.uk

4948 vesti

The Hindu

thehindu.co.in

3979 vesti

CNN Brasil

cnnbrasil.com.br

3895 vesti

Kurir

kurir.rs

3587 vesti

Indian Express

indianexpress.com

3208 vesti

News.de

news.de

3167 vesti

24 Chsasa

24chasa.bg

3149 vesti

 Diario El Comercio

elcomercio.pe

2646 vesti