The Geopost

6/16/2026

Kosovo, Serbia

Zelensky takohet me Trumpin në samitin e G7-ës, kërkon më shumë mbështetje për Ukrainën

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka zhvilluar një takim të shkurtër me presidentin amerikan, Donald Trump, në margjinat e samitit të G7-ës që po mbahet në Evian të Francës. Fotografitë e publikuara nga presidenca ukrainase i tregojnë dy liderët pranë njëri-tjetrit në tryezën e samitit, ndërsa në një tjetër imazh shihet edhe Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio. Takimi vjen në një moment të rëndësishëm për marrëdhëniet mes dy vendeve dhe shënon një tjetër kontakt të drejtpërdrejtë mes Zelenskyt dhe Trumpit pas përplasjeve të mëparshme që kishin tërhequr vëmendjen ndërkombëtare. Para nisjes së punimeve, liderët pjesëmarrës në samit u pritën nga presidenti francez, Emmanuel Macron, organizator i takimit. Pas diskutimeve me liderët e vendeve të G7-ës, Zelensky tha se është i kënaqur me bisedimet e zhvilluara dhe falënderoi partnerët ndërkombëtarë për mbështetjen ndaj Ukrainës. Në një reagim të publikuar në rrjetet sociale, presidenti ukrainas tha se gjatë takimeve janë diskutuar mënyrat për të rritur presionin ndaj Rusisë dhe për të forcuar mbështetjen për Ukrainën. “Prioritetet janë të qarta: më shumë raketa për mbrojtjen ajrore, licenca për prodhimin e tyre, një paketë mbështetjeje për dimrin dhe rritje e presionit ndaj Rusisë. Është e rëndësishme që Shtetet e Bashkuara të jenë të gatshme të ofrojnë mbështetje në të gjitha këto fusha”, ka shkruar Zelensky. Ai theksoi se Rusia duhet të kuptojë se lufta e saj nuk do të pranohet nga komuniteti ndërkombëtar dhe se mbështetja për Ukrainën duhet të vazhdojë. “Është jetike që gjithçka që është diskutuar të zbatohet. Rusia duhet të kuptojë se lufta e saj nuk do të pranohet kurrë. Faleminderit të gjithëve që po ndihmojnë”, ka shtuar presidenti ukrainas. Samiti i G7-ës po zhvillohet në një kohë kur lufta në Ukrainë vazhdon të mbetet një nga temat kryesore të agjendës ndërkombëtare, me liderët perëndimorë që po shqyrtojnë forma të reja mbështetjeje politike, ushtarake dhe ekonomike për Kievin. The GeoPost The post Zelensky takohet me Trumpin në samitin e G7-ës, kërkon më shumë mbështetje për Ukrainën appeared first on The Geopost.

Top 10 Portala

TASS

tass.ru

10670 vesti

RIA Novosti

ria.ru

7012 vesti

The Independent

independent.co.uk

4948 vesti

The Hindu

thehindu.co.in

3979 vesti

CNN Brasil

cnnbrasil.com.br

3895 vesti

Kurir

kurir.rs

3587 vesti

Indian Express

indianexpress.com

3208 vesti

News.de

news.de

3167 vesti

24 Chsasa

24chasa.bg

3149 vesti

 Diario El Comercio

elcomercio.pe

2646 vesti