Fatime Kryemadhi tërhiqet nga gjykimi i shkurtuar: Nuk ndjehem fajtore. SPAK nuk ka marrë parasysh të ardhurat e saj
Në GJKKO, Fatime Kryemadhi, nëna e Monika Kryemadhit e akuzuar për pastrim parash në dosjen e ish-presidentit Ilir Meta, kërkoi të mos gjykohet me procedurë të shkurtuar, duke deklaruar se nuk e ndjen veten fajtore dhe se SPAK nuk ka marrë parasysh të ardhurat e saj.
Gjykata sqaroi se kërkesa nuk mund të pranohej, pasi mbrojtja kishte kërkuar më herët gjykim të shkurtuar si në fazën paraprake ashtu edhe në themel, ndaj procesi do të vijojë normalisht me konkluzionet përfundimtare të Prokurorisë.
Seanca e radhës është caktuar më 30 qershor.
The post Fatime Kryemadhi tërhiqet nga gjykimi i shkurtuar: Nuk ndjehem fajtore. SPAK nuk ka marrë parasysh të ardhurat e saj appeared first on X-Media.
6/15/2026 7:29:28 AM