Nga klasikët te hitet moderne, 10 këngët që kanë fituar më shumë para në histori
Muzika nuk është vetëm art, por edhe një biznes gjigant. Disa këngë kanë arritur të gjenerojnë të ardhura marramendëse përmes shitjeve, transmetimeve, përdorimit në filma, reklama dhe të drejtave të autorit, duke u kthyer në ndër veprat më fitimprurëse në historinë e industrisë muzikore.
Ekspertët e industrisë vlerësojnë se suksesi afatgjatë i këtyre këngëve lidhet me popullaritetin ndër breza, përdorimin e gjerë në media dhe fuqinë e transmetimeve digjitale, të cilat kanë ndryshuar mënyrën se si artistët dhe kompanitë muzikore sigurojnë të ardhura.
“Happy Birthday to You” – Mbi 50–70 milionë dollarë të ardhura nga të drejtat e autorit.
“White Christmas” – Rreth 66 milionë dollarë, falë shitjeve rekord dhe transmetimeve sezonale.
“You’ve Lost That Lovin’ Feelin’” – Rreth 65 milionë dollarë nga transmetimet dhe përdorimet e shumta.
“Yesterday” – Afërsisht 60 milionë dollarë, është një nga këngët më të interpretuara dhe të ripërpunuara në histori.
“Unchained Melody” – Rreth 55 milionë dollarë.
“Stand by Me” – Rreth 50 milionë dollarë.
“Every Breath You Take” – Mbi 35 milionë dollarë dhe vazhdon të gjenerojë fitime edhe sot.
“I Will Always Love You” – Një nga këngët më fitimprurëse të epokës moderne.
“Shape of You” – Një nga këngët më fitimprurëse të epokës së transmetimit (streaming).
“All I Want for Christmas Is You” – Ka gjeneruar mbi 60 milionë dollarë dhe vazhdon të sjellë miliona çdo vit.
The post Nga klasikët te hitet moderne, 10 këngët që kanë fituar më shumë para në histori appeared first on X-Media.
6/15/2026 6:26:00 AM