X - Media

9h

Web, Albania

Rama: Ndjej keqardhje për të rinjtë, pas protestave PS do rikthehet më e fortë në skemën politike

Kryeministri Edi Rama ka reaguar ashpër ndaj protestave kundër projekteve të zhvillimit në Sazan dhe Zvërnec, duke deklaruar se ato kanë humbur lidhjen me shqetësimet fillestare për mjedisin dhe po shndërrohen në një faktor që dëmton interesat e vendit. Në një reagim publik, Rama theksoi se dokumentacioni dhe procedurat e ndjekura nga qeveria tregojnë se projektet po zhvillohen në përputhje me interesin publik dhe standardet ndërkombëtare. Sipas tij, protesta nuk lidhet më me çështjen e Sazanit apo të Zvërnecit, por po përdoret për qëllime të tjera politike. Kreu i qeverisë argumentoi se bllokimet e rrugëve dhe tensionet e krijuara gjatë protestave po ndikojnë negativisht në imazhin e Shqipërisë si destinacion turistik dhe vend mikpritës për investimet e huaja. Ai paralajmëroi se anulimet e rezervimeve dhe pasiguria e krijuar mund të kenë pasoja ekonomike për familjet që jetojnë nga turizmi. Rama kritikoi veçanërisht marshimin drejt aeroportit të Rinasit, duke e cilësuar atë si një veprim që cenon lirinë e lëvizjes së qytetarëve dhe që, sipas tij, tregon se protesta po kontrollohet nga grupe me qëllime destruktive. Ai shprehu keqardhje për të rinjtë që janë bashkuar me protestën, duke thënë se shumë prej tyre janë manipuluar nga organizatorë që nuk përfaqësojnë më shqetësimet reale mjedisore. Megjithatë, kryeministri theksoi se qeveria do të dëgjojë dhe do të marrë në konsideratë shqetësimet legjitime të qytetarëve, ndërsa ritheksoi se projektet në Zvërnec dhe Sazan do të vazhdojnë sipas planit të zhvillimit të vendit. Sipas Ramës, kur të qartësohet situata politike, përfituesit e vetëm të kësaj periudhe do të jenë qeveria dhe Partia Socialiste e Shqipërisë, të cilat ai beson se do të dalin më të forta nga kjo përballje. The post Rama: Ndjej keqardhje për të rinjtë, pas protestave PS do rikthehet më e fortë në skemën politike appeared first on X-Media.

Top 10 Portala

TASS

tass.ru

8773 vesti

RIA Novosti

ria.ru

6026 vesti

The Independent

independent.co.uk

3804 vesti

The Hindu

thehindu.co.in

3508 vesti

Kurir

kurir.rs

3161 vesti

CNN Brasil

cnnbrasil.com.br

2919 vesti

Indian Express

indianexpress.com

2829 vesti

24 Chsasa

24chasa.bg

2682 vesti

Večernje Novosti

novosti.rs

2298 vesti

 Diario El Comercio

elcomercio.pe

2223 vesti