X - Media

11h

Web, Albania

Me kushte krejtësisht dinjitoze! Rama ndan pamjet nga Pallati i Kulturës ‘Vaçe Zela’ në Lushnjë

Kryeministri Edi Rama ka nisur mëngjesin e kësaj të hëne duke ndarë me ndjekësit në rrjetet sociale pamje nga Pallati i Kulturës në Lushnje, i cili mban emrin e ikonës së muzikës shqiptare, Vaçe Zela. Përmes këtij postimi, kreu i qeverisë ka vënë në dukje transformimin që ka pësuar ky institucion, i cili pas investimeve të kryera ofron tashmë hapësira dhe kushte moderne për zhvillimin e aktiviteteve kulturore e artistike. Rama u shpreh se ky objekt tashmë ofron kushte krejtësisht dinjitoze dhe është i gatshëm të presë artistët dhe qytetarët. “Mirëmëngjes dhe me Pallatin e Kulturës që mban emrin e ikonës së këngës shqiptare Vaçe Zela në Lushnjë, tanimë i rilindur me kushte dinjitoze, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan Rama. Pallati i Kulturës në Lushnje konsiderohet si një nga qendrat më të rëndësishme të jetës publike dhe artistike në zonë, ndërsa rikonstruksioni i tij synon të rikthejë vëmendjen te arti dhe të krijojë platforma të përshtatshme për t’u shfrytëzuar nga brezat e rinj. The post Me kushte krejtësisht dinjitoze! Rama ndan pamjet nga Pallati i Kulturës ‘Vaçe Zela’ në Lushnjë appeared first on X-Media.

Top 10 Portala

TASS

tass.ru

8773 vesti

RIA Novosti

ria.ru

6026 vesti

The Independent

independent.co.uk

3804 vesti

The Hindu

thehindu.co.in

3508 vesti

Kurir

kurir.rs

3161 vesti

CNN Brasil

cnnbrasil.com.br

2919 vesti

Indian Express

indianexpress.com

2829 vesti

24 Chsasa

24chasa.bg

2682 vesti

Večernje Novosti

novosti.rs

2298 vesti

 Diario El Comercio

elcomercio.pe

2223 vesti