Ndërtime pa leje në Sarandë, Prokuroria firmos 12 masa sigurie për policë, zyrtarë dhe biznesmenë
Prokuroria e Sarandës ka lëshuar 12 masa sigurie për punonjës policie, zyrtarë vendorë dhe biznesmenë të cilët dyshohen për shpërdorim detyre dhe ndërtime të paligjshme.
Vendimi për caktimin e masave të sigurisë u dha për zyrtarë të Inspektoriatit Vendor të Mbrojtjes së Territorit në Sarandë, punonjës të Komisariatit të Policisë Sarandë dhe biznesmenë në fushën e ndërtimit.
Ndërkohë bëhet me dije se masat janë ekzektuar deri më tani vetëm për 4 persona nën hetim. Konkretish për ish-shefin e krimeve në volum në komisatriatin e Sarandës, është ekzekutuar masa “arrest në shtëpi, për dy inspektorë të komisariatit është ekzekutuar masa “arrest në burg”, ndërkohë për A.P, pronar i Hotel “Oasis” është caktuar masa e sigurimit “arrest në burg”. Aktualisht po punohet për ekzekutimit edhe të 8 masave të tjera të caktuara.
The post Ndërtime pa leje në Sarandë, Prokuroria firmos 12 masa sigurie për policë, zyrtarë dhe biznesmenë appeared first on X-Media.
5/26/2026 6:12:51 AM