Përfshihet nga flakët makina në lëvizje në Fier, shoferi shpëton mrekullisht
Një automjet është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në Lalar të bashkisë Fier. Sipas burimeve paraprake mjeti ka qenë ne lëvizje teksa drejtuesi ka pikasur praninë e tymit.
Ai ka dalë menjëherë nga automjeti i cili më pas është përfshirë nga flakët. Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet zjarrfikëse të cilat kanë bërë të mundur shuarjen e zjarrit ndërkohë qe grupi hetimor po punon për të përcaktuar shkaqet. Sakaq, paraprakisht dyshohet se shkak është bërë një shkëndijë elektrike.
The post Përfshihet nga flakët makina në lëvizje në Fier, shoferi shpëton mrekullisht appeared first on X-Media.
5/26/2026 5:06:23 AM