X - Media

3h

Web, Albania

“Dhuratë” nga diktatura! Rama flet për kaosin e pronave në Shqipëri

Është mbajtur në Tiranë konferenca rajonale për transformimin digjital, sigurinë juridike të pronës dhe integrimin europian, një aktivitet me rëndësi të veçantë për vendet e rajonit. Në fjalën e tij, Kryeministri Edi Rama ka theksuar se ky takim përkon me një moment historik për Shqipërinë, që lidhet drejtpërdrejt me përmbylljen e fazës së parë të negociatave me Bashkimin Europian dhe kalimin në fazën pasuese të procesit të anëtarësimit. Sipas kreut të qeverisë, përmbushja e piketave të ndërmjetme dhe përcaktimi i objektivave përmbyllës janë elementë kyç, veçanërisht në grupkapitujt themelorë të negociatave. Ai nënvizoi se transformimi digjital përbën një faktor vendimtar në përshpejtimin e reformave. “Transformimi digjital është një element përcaktues sa i përket ritmit dhe shpejtësisë së procesit. Për vende si i yni teknologjia e re na ka sjellë bekim të re dhe na ka lejuar të bëjmë hapa që nuk do t’i bënim dot,” u shpreh Rama. Duke u ndalur te çështja e pronës, Rama e cilësoi atë si një nga sfidat më komplekse në Shqipëri dhe rajon. Ai kujtoi kalimin e vështirë nga sistemi i pronës shtetërore në periudhën e komunizmit drejt një sistemi të ri privat, si dhe ndikimet e tranzicionit pas viteve ’90 në administrimin e territorit. “Kalimi nga një vend me pronë tërësisht shtetërore, ku prona private nuk lejohej, kaluam në një fazë ku shteti humbi kontrollin mbi territorin dhe pati një bum demografik pas rënies të regjimit komunist. Kjo ndikoi në perceptimin e pronës,” deklaroi ndër të tjera Kryeministri Edi Rama. Në fund të fjalës së tij, Rama shtoi se avancimi teknologjik po i lejon vendit të përfitojë nga avantazhet e kalimit nga një epokë e progresit linear, në atë eksponencial, duke i dhënë zgjidhje problemeve të mbartura prej dekadash. The post “Dhuratë” nga diktatura! Rama flet për kaosin e pronave në Shqipëri appeared first on X-Media.

Top 10 Portala

TASS

tass.ru

5677 vesti

RIA Novosti

ria.ru

4176 vesti

The Independent

independent.co.uk

3860 vesti

Kurir

kurir.rs

3472 vesti

The Hindu

thehindu.co.in

3371 vesti

CNN Brasil

cnnbrasil.com.br

3166 vesti

Indian Express

indianexpress.com

2849 vesti

24 Chsasa

24chasa.bg

2558 vesti

20  minutos

20minutos.es

2437 vesti

News.de

news.de

2292 vesti