Sot gjyqi në GJKKO, mungon kryebashkiaku Erion Veliaj (VIDEO)
Në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar po zhvillohet seanca e parë gjyqësore ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, dhe 10 të pandehurve të tjerë, të cilët do të përballen me proces normal gjyqësor.
Dosja ndaj Veliajt po shqyrtohet nga trupa gjykuese e përbërë nga kryesuesja Elsa Ulliri dhe anëtarët Flora Hajredini e Besmir Stroka.
Gjatë seancës, mbrojtja e Veliajt pritet të riparaqesë një sërë kërkesash që më herët janë rrëzuar nga trupa gjykuese e përbërë nga Ëngjëllushe Tahiri, Rudina Palloj dhe Alma Kodraliu. Mes kërkesave janë zëvendësimi i masës së sigurisë “arrest me burg”, zhvillimi i seancave në transmetim live, si dhe vënia në dispozicion e të gjitha provave të përfshira në dosje.
https://xmedia.al/wp-content/uploads/2026/05/WhatsApp-Video-2026-05-26-at-10.31.48.mp4
Në sallën e gjyqit kanë qenë të pranishëm edhe përfaqësues të Komiteti Shqiptar i Helsinkit, të cilët po monitorojnë procesin pas kërkesës së bërë nga Veliaj lidhur me mbajtjen e tij në kafazin e sigurisë. Vetë kryebashkiaku i Tiranës nuk ishte i pranishëm në seancë.
The post Sot gjyqi në GJKKO, mungon kryebashkiaku Erion Veliaj (VIDEO) appeared first on X-Media.
5/26/2026 1:37:57 AM