X - Media

7h

Web, Albania

Goditja e grupit kriminal, kreu i SPAK: Kemi sekuestruar 1 mln euro cash

Kreu i SPAK, Klodjan Braho në një konferencë të përbashkët me Antimafian Italiane tregoi detaje në lidhje me aksionin e përbashkët që çoi në ekzekutimin e 15 masave. Ai pohoi se në këtë aksion janë sekuestruar rreth 1 milion euro pasuri cash, si dhe pasuri të vëna nga aktiviteti kriminal, llogari bankare apo dhe shoqëri tregtare. “Ky është një rezultat i përbashkët. Në lidhje me këtë çështje janë ekzekutuar 15 masa, 10 janë ekzekutuar nga Gjykata e Shkallës së Parë në Tiranë. Është një element i rëndësishëm i këtij rasti, jo vetëm goditja e këtij aktiviteti të krimit të organizuar të drogës, por dhe produkti i krijuar nga ky aktivitet i paligjshëm. Gjatë hetimeve paraprake janë sekuestruar rreth 1 milion euro para në gjendje cash. Po kështu nga GJKKO në Tiranë, janë sekuestruar pasuri të tjera, llogari bankare, shoqëri, që dyshohet se janë krijuar nga veprimtari kriminale. Dua të përmend operacionit “Shpirti”, “Kulmi” dhe “Ura” ku u dënuan penalisht 167 persona dhe për 145 prej tyre janë dhënë dënime të konsiderueshme nga 12 vite burg e deri në 20”, tha ai. The post Goditja e grupit kriminal, kreu i SPAK: Kemi sekuestruar 1 mln euro cash appeared first on X-Media.

Top 10 Portala

TASS

tass.ru

5807 vesti

RIA Novosti

ria.ru

4263 vesti

The Independent

independent.co.uk

3943 vesti

Kurir

kurir.rs

3511 vesti

The Hindu

thehindu.co.in

3458 vesti

CNN Brasil

cnnbrasil.com.br

3208 vesti

Indian Express

indianexpress.com

2892 vesti

24 Chsasa

24chasa.bg

2584 vesti

20  minutos

20minutos.es

2448 vesti

News.de

news.de

2292 vesti