Në kërkim ndërkombëtar për trafik droge, arrestohet në Spanjë 49-vjeçari shqiptar
Autoritetet spanjolle kanë arrestuar në Madrid shtetasin shqiptar Kevin Margjoni, 49 vjeç, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga drejtësia shqiptare.
Arrestimi u bë si rezultat i bashkëpunimit mes Interpol Tiranës dhe homologëve spanjollë, me qëllim ekstradimin e tij drejt Shqipërisë.
Sipas autoriteteve, ndaj Margjonit Kevin Margjoni, Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”. Ai akuzohet për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në bashkëpunim në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale ose grupi i strukturuar kriminal”, si dhe “Grupi i strukturuar kriminal”.
Sipas raportimit të gazetares Xhensila Kodra për BalkanWeb, 49-vjeçari konsiderohet nga SPAK si një nga personat e përfshirë në laboratorin e kokainës të zbuluar në Frakull të Fierit, një prej operacioneve më të bujshme antidrogë të viteve të fundit në Shqipëri.
Procedurat për ekstradimin e tij drejt Shqipërisë pritet të vijojnë në ditët në vijim.
The post Në kërkim ndërkombëtar për trafik droge, arrestohet në Spanjë 49-vjeçari shqiptar appeared first on X-Media.
5/26/2026 1:10:51 AM