X - Media

8h

Web, Albania

Presidenti Begaj pritet nga Papa në një audiencë në Vatikan, e fton për vizitë në Shqipëri

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, zhvilloi dje një vizitë zyrtare në Vatikan. Kreu i Shtetit u prit në një audiencë nga Papa Leone XIV në Pallatin Apostolik, me të cilin zhvilloi një bisedë të përzemërt. Zyra e shtypit e presidencës njofton se, në takim u vunë në dukje marrëdhëniet e shkëlqyera me Selinë e Shenjtë, procesi i anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian, kontributi shqiptar për paqen dhe stabilitetin në rajon. Sipas njoftimit, gjatë bisedës, një vëmendje e veçantë iu kushtua edhe besimit, persekutimit të klerikëve dhe besimtarëve të krishterë në periudhën e komunizmit në Shqipëri. “Shqipëria, theksoi Presidenti Begaj, ka vuajtur në mënyrë të tmerrshme nga ndalimi i besimit gjatë regjimit komunist”. Kreu i Shtetit u shpreh se në atë periudhë, por dhe në shekuj më të hershëm, shqiptarët e kanë ruajtur në shpirt besimin në Zot dhe e kanë ushtruar atë duke rezistuar me qëndresë deri në martirizim. Presidenti Begaj ftoi Papa Leonen XIV për të zhvilluar një vizitë në Shqipëri, duke theksuar rëndësinë që ka për vendin tonë një vizitë e tillë. Presidenti i Republikës zhvilloi, gjithashtu, një takim me Kardinalin Pietro Parolin, Sekretar i Shtetit të Vatikanit, ku u diskutuan zhvillimet ndërkombëtare me vëmendje të veçantë për rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe procesin e integrimit evropian të Shqipërisë. Gjithashtu, në takim u diskutua dhe për Kosovën dhe zgjidhjen nëpërmjet dialogut dhe bashkëpunimit të çështjeve të hapura në rajon, si dhe rëndësinë e integrimit në BE të gjithë rajonit të Ballkanit Perëndimor. The post Presidenti Begaj pritet nga Papa në një audiencë në Vatikan, e fton për vizitë në Shqipëri appeared first on X-Media.

Top 10 Portala

TASS

tass.ru

5807 vesti

RIA Novosti

ria.ru

4263 vesti

The Independent

independent.co.uk

3943 vesti

Kurir

kurir.rs

3511 vesti

The Hindu

thehindu.co.in

3458 vesti

CNN Brasil

cnnbrasil.com.br

3208 vesti

Indian Express

indianexpress.com

2892 vesti

24 Chsasa

24chasa.bg

2584 vesti

20  minutos

20minutos.es

2448 vesti

News.de

news.de

2292 vesti