X - Media

7h

Web, Albania

SPAK aksion kundër pastrimit të parave/ Goditet grupi i Igli Kamberit, 10 të arrestuar në Itali

Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion nisi në orët e para të mëngjesit një operacion në bashkëpunim me Antimafien e Barit për goditjen e një grupi kriminal të dyshuar për pastrim të parave. Në total janë lëshuar 14 masa sigurie, nga të cilat 10 ‘arrest me burg’, 6 të ekzekutura në Itali dhe 4 në Shqpëri, 1 ‘arrest shtëpie’ dhe 3 ‘detyrim paraqitje’.  Në pranga ka rënë Ergys Kastrati alias Bishja, i cili prej 2 vitesh është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane, gruaja e tij dhe 2 shoferë që trnasportonin para. Bishja u arrestua në një vilë pranë TEG-ut. Në Itali masa e sigurisë i është komunikuar kreut të grupit kriminal Igli Kamberi, i arrestuar në korrik 2025 në Hungari i dyshuar ndër të tjera edhe për vrasjen e një 26-vjeçari në Berletta të Italisë në vitin 2025. Ishin hetimet për këtë vrasje që çuan në zbulimin e këtij rrjeti kriminal dhe aktivitetit të apstrimit të parave, të cilat nga Italia i sillnin në Shqipëri me mjete të ndryshme transporti. Mbi 680 mijë euro të sekuestruara në pikën kufitare të Muriqanit ndërsa po tentohej të futeshin në Shqipëri me një automjet, dyshohet se i përkasin pikërisht grupit të Kamberit. Autoritetet e Antimafiers së Barit dhe kreu i SPAK Klodian Braho do të zhvillojnë një konferencë të përbashkët nga Bari lidhur me këtë operacion. The post SPAK aksion kundër pastrimit të parave/ Goditet grupi i Igli Kamberit, 10 të arrestuar në Itali appeared first on X-Media.

Top 10 Portala

TASS

tass.ru

5677 vesti

RIA Novosti

ria.ru

4176 vesti

The Independent

independent.co.uk

3860 vesti

Kurir

kurir.rs

3472 vesti

The Hindu

thehindu.co.in

3371 vesti

CNN Brasil

cnnbrasil.com.br

3166 vesti

Indian Express

indianexpress.com

2849 vesti

24 Chsasa

24chasa.bg

2558 vesti

20  minutos

20minutos.es

2437 vesti

News.de

news.de

2292 vesti