X - Media
X - Media

3h

Web, Albania

Rama ndan fotot nga takimi me Mitsotakis! Shqipëri-Greqi, drejt marrëveshjes së re strategjike

Rama ndan fotot nga takimi me Mitsotakis! Shqipëri-Greqi, drejt marrëveshjes së re strategjike
Kryeministri Edi Rama ndodhet në një vizitë zyrtare në Athinë, ku është pritur nga homologu i tij grek, Kyriakos Mitsotakis. Përmes një postimi në rrjetet sociale, kreu i qeverisë shqiptare ka ndarë detaje nga takimi, duke theksuar se fokusi mbetet modernizimi i dy vendeve dhe zgjidhja e nyjeve diplomatike. Sipas Ramës, synimi kryesor i këtij viti është arritja e një marrëveshjeje të re të partneritetit strategjik, duke lënë pas ngadalë çështjet e mbartura ndër vite mes dy shteteve. “Me kryeministrin e Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, na lidh një miqësi e posaçme e farkëtuar në rrugën e përbashkët të ambicies për të modernizuar vendet tona dhe për t’i ngritur marrëdhëniet shqiptaro-greke në një nivel të ri. Përgjatë kësaj rruge jo vetëm momentet më të mira, po edhe ato më të vështirat janë karakterizuar gjithnjë nga komunikimi plot respekt e pa dorashka, ndërkohë që po punojmë për kapërcimin përfundimtar të të gjitha çështjeve të mbartura mes dy shteteve, për të dalë nga ky vit me një marrëveshje të re partneriteti strategjik”, shkruan Rama. The post Rama ndan fotot nga takimi me Mitsotakis! Shqipëri-Greqi, drejt marrëveshjes së re strategjike appeared first on X-Media.
4/22/2026 2:45:35 AM Read more