Skema e errët e milionave te AKSHI! Si pastroheshin paratë përmes faturave fiktive
Detaje të reja tronditëse kanë dalë nga fashikujt e dosjes së AKSHI-t, duke hedhur dritë mbi një skemë gjigante korrupsioni dhe pastrimi parash. Sipas materialeve hetimore të SPAK, bëhet fjalë për një qarkullim prej mbi 10.6 milionë eurosh ryshfet, të cilat janë transferuar nga disa kompani drejt llogarive të shoqërisë “EA Solution”, në pronësi të Ergys Agasit.
Hetimi ka zbuluar se këto pagesa, të justifikuara formalisht si shërbime teknologjike, ishin në fakt shpërblime për fitimin e tenderëve publikë të AKSHI-t. Kompania “EA Solution” dyshohet se ka funksionuar si një mekanizëm për legalizimin e parave të korrupsionit, pasi nuk kishte as kapacitete teknike dhe as burime njerëzore për të kryer shërbimet e pretenduara.
Një detaj që ka bërë përshtypje në dosje është përdorimi i rreth 1 milion eurove vetëm për blerjen e verërave luksoze, të cilat u gjetën në vilën e Agasit në një resort në Tiranë. Po ashtu, hetimet kanë zbuluar se mbi 1.1 milion euro janë dhënë pas presioneve dhe kërcënimeve ndaj kompanive të tjera në garë.
Zyrtarët dhe biznesmenët nën akuzë
Lista e personave nën hetim është zgjeruar ndjeshëm, duke përfshirë:
Mirlinda Karçanaj: Ish-drejtoresha e AKSHI-t, e akuzuar për korrupsion dhe pastrim parash.
Ergys Agasi: Pronar i “EA Solution”, i dyshuar si pika kyçe e skemës.
Daniel Shima: Ish-nëndrejtor i AKSHI-t.
Ermal Beqiri: Pronar i “Soft & Solution”, i konsideruar si bashkëpunëtor i afërt i Agasit.
Arjola Koromani, Andis Papa, Gëzim Hoxha dhe Elision Jorgji.
Pasuritë e sekuestruara (Vlera 40 Milionë Euro)
Gjykata e Posaçme ka bllokuar të paktën 52 prona dhe asete. Disa nga pasuritë më kryesore përfshijnë:
Mirlinda Karçanaj
Pasuria e llojit apartament, me vendndodhje në rruga “Dervish Hima”, Kati 8, Ap. 32, Tiranë;
Pasuria me vendndodhje në rrugën e “Kavajës”, me sip. 73.5 m2, Tiranë;
Pasuria me vendndodhje në Qerret Kavajë;
Pasuria me nr. 125/211 e llojit ullishte me sip. 1500 m2, Sauk, Tiranë;
Autoveturë Volkswagen, modeli Tiguan;
Llogari bankare në BKT
Disa llogari bankare në OTP Bank
Ergys Agasi
Pasuria e llojit pyll me sipërfaqe 26690.9 m², nga kjo ndërtesë me sipërfaqe 346.2 m², me vendndodhje në QehaShytaj, Petrelë, Tiranë;
Pasuria e llojit pyll me sipërfaqe 5288.1 m², nga kjo ndërtesë 1 kat me sipërfaqe 182.2 m², me vendndodhje në Qeha, Petrelë, Tiranë;
Pasuria e llojit pyll me sipërfaqe 5288.1 m², nga kjo ndërtesë 1 kat me sipërfaqe 182.2 m², me vendndodhje në Qeha, Petrelë, Tiranë;
Pasuria e llojit pyll me sipërfaqe 8956 m², nga kjo ndërtesë 1 kat me sipërfaqe 568 m², me vendndodhje në Qeha, Petrelë, Tiranë;
Pasuria e llojit pyll, me sipërfaqe 8260.2 m2 dhe ndërtim 2 kat me sipërfaqe 490.2 m2;
Pasuria e llojit pyll me sipërfaqe 911.3 m², nga kjo ndërtesë sipërfaqe 350.8 m²;
Pasuria e llojit pyll me sipërfaqe 9316.1 m², nga kjo ndërtesë 2 kat me sipërfaqe 192.8 m²;
Pasuria e llojit truall me sipërfaqe 406.34 m² me ndërtesë, Lundër, Tiranë;
Pasuria e llojit arë me sipërfaqe 10300 m²;
Pasuria me nr. 47/215, e llojit truall, me vendndodhje në zonën kadastrale 8518, me sipërfaqe 400 m², Durrës;
Pasuria e llojit ndërtesë, me vendndodhje në ZK 8518 me sip. totale 165 m2;
Pasuria e llojit apartament, Durrës;
Pasuria e llojit garazh, Tiranë;
Pasuria e llojit apartament, Tiranë;
Pasuria e llojit apartament, Tiranë;
Pasuria e llojit apartament, Tiranë;
Pasuria e llojit garazh;
Pasuria e llojit garazh;
Pasuria e llojit truall;
Pasuria me nr. 6/756, truall;
Pasuria e llojit apartament;
Pasuria e llojit garazh;
Pasuria e llojit garazh;
Pasuria e llojit garazh;
Pasuria e llojit apartament;
Pasuria e llojit garazh;
Pasuria e llojit truall dhe ndërtesë, Gjilek, Vlorë;
Automjet Land Rover Defender 2023;
Subjekti “E.A.S”;
Llogari bankare në OTP, Credins dhe BKT;
Ermal Beqiraj
Truall me vendndodhje në Green Coast, Vlorë;
Truall me vendndodhje “Hoxha Tasim”, Tiranë;
Ndërtesa dhe truall nr. 5/3;
Truall dhe ndërtesë nr. 38/36, Rolling Hills Tiranë;
Apartament në Golem, Kavajë;
Mjet lundrues Yacht “Skyfall”;
Subjekti “S.S” sh.p.k.;
Subjekti “H” sh.p.k.;
Njësi shërbimi në rrugën “Çerçiz Topulli”;
Automjete dhe motomjete sipas regjistrave;
Të gjitha llogaritë bankare në emër të tij dhe subjekteve;
Gëzim Hoxha
Sekuestrim i shumës 123,629,664 ALL në subjektin “F” sh.p.k.;
Andis Papa
Sekuestrim i shumës 410,595,663 ALL në subjektin “FASTECH shpk”;
Sekuestrim i shumës 94,423,883 ALL në subjektin “FASTECH shpk”;
Elision Jorgji
Sekuestrim i shumës 100,840,264 ALL në subjektin “FASTECH shpk”
Ky operacion i SPAK konsiderohet si një nga goditjet më të mëdha ndaj korrupsionit zyrtar, duke çmontuar një rrjet që kishte shtrirë tentakulat në paratë e modernizimit teknologjik të shtetit shqiptar.
The post Skema e errët e milionave te AKSHI! Si pastroheshin paratë përmes faturave fiktive appeared first on X-Media.