X - Media
X - Media

4h

Web, Albania

Itali/ Nëna me tri fëmijët hidhet nga kati i katërt i pallatit, mbijeton vetëm njëri prej tyre

Një tragjedi e rëndë familjare ka tronditur qytetin e Catanzaro, ku një grua 46-vjeçare dyshohet se është hedhur nga dritarja e apartamentit të saj në katin e tretë, duke marrë me vete edhe tre fëmijët e saj të mitur. Sipas autoriteteve italiane, ngjarja ka rezultuar fatale për nënën dhe dy prej fëmijëve, një djalë 4 vjeç dhe një foshnje vetëm 4 muajshe, të cilët humbën jetën në vend. Ndërkohë, vajza tjetër, 5 vjeçe është transportuar me urgjencë në spital dhe ndodhet në gjendje kritike në repartin e kujdesit intensiv. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në një apartament në rrugën Via Zanotti Bianco, ku familja jetonte prej kohësh. Deri më tani, motivet e këtij akti ekstrem mbeten të paqarta, ndërsa mediat lokale raportojnë se gruaja mund të ketë pasur probleme të lehta të shëndetit mendor. Fqinjët e kanë përshkruar 46-vjeçaren si një person të qetë, të rezervuar dhe të përkushtuar ndaj praktikave fetare, çka e bën ngjarjen edhe më tronditëse për komunitetin lokal. Në momentin e incidentit, bashkëshorti i saj ndodhej në banesë. Ai është zgjuar nga zhurmat dhe ka dalë menjëherë jashtë, duke u përpjekur të ndihmojë fëmijët deri në mbërritjen e shërbimeve të emergjencës. Autoritetet në Itali kanë nisur hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat dhe shkaqet që çuan në këtë tragjedi të rëndë familjare. The post Itali/ Nëna me tri fëmijët hidhet nga kati i katërt i pallatit, mbijeton vetëm njëri prej tyre appeared first on X-Media.
4/22/2026 1:09:07 AM Read more