X - Media
X - Media

6h

Web, Albania

Parashikimi i motit për sot, 22 prill 2026

Ditën e mërkurë vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura si dhe kthjellime të herëpashershme në veri e qendër. Reshjet e herëpashershme të shiut me intensitet kryesisht të ulët parashikohen të jenë prezente që në orët e para të 24 orëshit në pjesën më të madhe të vendit. Gjatë ditës reshjet e herëpashershme të shiut do të vijojnë të jenë prezente me intensitet të ulët, ndërsa në qendër dhe lokalisht në jug reshje shiu me intensitet deri mesatar, hera-herës shtrëngata afatshkurtra. Pas orëve të mesditës reshjet humbasin territor duke mbetur prezent përgjatë relieveve malore por me intensitet të ulët lokalisht shtrëngata afatshkurtra. Në zonën e Alpeve, në verilindje në lartësinë mbi 1500-1600 metër reshje bore me intensitet të ulët.     Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 6 m/s, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare si dhe zonave luginore të vendit pritet të fitojë shpejtësi deri në 18 m/s. Deti – Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon i forces 2-3 ballë./et The post Parashikimi i motit për sot, 22 prill 2026 appeared first on X-Media.
4/21/2026 11:41:47 PM Read more