X - Media
X - Media

6h

Web, Albania

Avioni në Los Angeles përplaset me telat e tensionit të lartë (VIDEO)

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e kësaj të hëne në Los Angeles, SHBA, ku një avion i vogël është rrëzuar në parkingun e një dyqani pjesësh këmbimi, pasi goditi fillimisht një shtyllë elektrike. Sipas Departamentit të Zjarrfikësve të Los Angeles (LAFD), i vetmi person në bord ishte piloti, një burrë i moshës rreth 70-vjeçare. Ai është nxjerrë me urgjencë nga rrënojat dhe është transportuar në spital në gjendje kritike për jetën. Fatmirësisht, pavarësisht se avioni ra në një zonë të frekuentuar siç është parkingu i “O’Reilly Auto Parts”, nuk pati persona të tjerë të lënduar në tokë. Pamjet e rënda nga vendi i ngjarjes, pranë aeroportit Whiteman, tregojnë mjetin fluturues të përmbysur plotësisht. Dëshmitarë okularë vrapuan menjëherë drejt avionit në tentativë për të ndihmuar pilotin përpara mbërritjes së ekipeve të shpëtimit. Operacioni i shpëtimit ishte mjaft i vështirë për shkak të rreziqeve shtesë në vendngjarje: Koalicioni i Aeroportit Whiteman deklaroi se avioni ishte marrë me qira nga piloti. Autoritetet kanë nisur hetimet për të përcaktuar nëse aksidenti erdhi si pasojë e një defekti teknik apo gabimi njerëzor. Dashcam video captured the moment a small plane slammed into a power line and crashed into a Los Angeles parking lot. The pilot, who was the only one on board, survived and was transported to the hospital. https://t.co/a4uUIjDALs pic.twitter.com/rYdvUaNYpf — ABC News (@ABC) April 22, 2026 The post Avioni në Los Angeles përplaset me telat e tensionit të lartë (VIDEO) appeared first on X-Media.
4/21/2026 11:44:08 PM Read more