X - Media
X - Media

5h

Web, Albania

Operacioni antidrogë në Tiranë, lëshohen 36 urdhër-arreste, u ekzekutuan vetëm 17

Në operacionin e së martës të Antidrogës së Tiranës janë ekzekutuar 17 arreste nga 36 urdhra të lëshuara me vendim gjykate, ndërsa 2 të tjerëve u është komunikuar akuza në qeli, pasi ishin ndaluar më herët gjatë operacioneve të mëparshme po për drogë. Ndërkohë, policia ka shpallur në kërkim edhe 16 persona të tjerë. Sipas burimeve pranë bluve, grupi kriminal dyshohet se ishte i përfshirë në shitjen dhe shpërndarjen e lëndëve narkotike, kryesisht kanabis dhe kokainë. Të akuzuarit mendohet se furnizonin me drogë zona të ndryshme të Tiranës, ndërsa aktiviteti i tyre shtrihej edhe pranë shkollave. Gjatë operacionit janë sekuestruar doza narkotike. Hetimet ndaj këtij rrjeti kanë nisur prej disa muajsh dhe janë pjesë e procedimeve të hapura në kuadër të goditjeve të mëparshme. Përmes përgjimeve dhe zbërthimit të mesazheve, hetuesit kanë arritur të identifikojnë personat e arrestuar, si edhe ata të shpallur në kërkim, të dyshuar si pjesë e këtij aktiviteti kriminal. Më herët janë kapur mbi 2 kg kokainë, pjesë e procedimit. The post Operacioni antidrogë në Tiranë, lëshohen 36 urdhër-arreste, u ekzekutuan vetëm 17 appeared first on X-Media.
4/22/2026 12:25:05 AM Read more