X - Media
X - Media

20h

Web, Albania

Hapet thirrja për kreditë e buta/Bashkia e Tiranës bën publike kriteret, faza e parë përfundon më 19 maj

Bashkia e Tiranës ka çelur thirrjen e aplikimit për kreditë e buta dhe kjo fazë e parë përfundon më 19 maj të këtij viti. Sipas njoftimit të bërë publik bazuar në vendimin nr. 18, të datë 26.02.2026 të Këshillit Bashkiak dhe shkresës së Ministrisë së Ekonomisë dhe Inovacionit të datë 16.04.2026 është miratuar sistemi i pikëzimit dhe niveli i kreditimit dhe dokumentacionit që duhet të plotësojë secili prej aplikantëve për t’u trajtuar me programin social. Në njoftim, sqarohet se qytetarët që kanë aplikuar para datës 20.04.2026 kur ky njoftim është bërë publik, duhet të të riaplikojnë pas shpalljes së njoftimit. Ndërsa individi apo familja, që rezulton fitues nga ky program, në thirrjen e realizuar gjatë vitit 2025, të cilëve u është miratuar shtyrja e afatit nga Enti Kombëtar i Banesave, nuk mund të aplikojë në këtë thirrje. Ky aplikim kryhet online në portalin qeveritar e-Albania duke zgjedhur shërbimin ‘‘Kërkesë për të përfituar nga programet e shërbimit social‘‘ dhe nëse qytetari has vështirësi në aksesin e shërbimeve online mund të të drejtohet pranë njësive administrative për asistencë. Më tej paraqiten të gjitha kriteret bazë për aplikantët përfitues. Po ashtu është detajuar edhe vlera maksimale e kredisë për çdo strukturë familjare, që nga një individ i vetëm që aplikon për garsoniere e deri tek familjet me mbi 5 persona. Niveli minimal i të ardhurave për të gjitha kategoritë është përcaktuar në 44,400 lekë dhe me plotësimin e të gjithë dokumentacionit të nevojshëm Bashkia e Tiranës përmes një njoftimi tjetër publik do të shpall thirrjen për nisjen e fazës së dytë. The post Hapet thirrja për kreditë e buta/Bashkia e Tiranës bën publike kriteret, faza e parë përfundon më 19 maj appeared first on X-Media.
4/21/2026 9:34:45 AM Read more